Tevez ka përfituar nga zënka me Mancinin
Carlos Tevez beson se përplasja me Roberto Mancinin sezonin e kaluar i ka ndihmuar atij të arrijë kulmin e formës për Manchester Cityn këtë sezon.Argjentinasi i kaloi gjashtë muaj jashtë skuadrës së Cityt dhe dukej sikur do të largohej pasi trajneri italian refuzonte ta aktivizojë atë, pasi sulmuesi paraprakisht kishte refuzuar të inkuadrohet si zëvendësues në disfatën nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Por Tevez më pas u kthye dhe kërkoi falje, duke ndihmuar “qytetarët” të fitojnë titullin e Ligës Premier dhe është rikthyer në ekip këtë sezon në një formë edhe më të mirë dhe duke shënuar gola në secilën prej katër ndeshjeve deri tash.
“Problemi me Mancinin ka qenë i mirë për mua. Unë kënaqem duke luajtur futboll sërish, që është ajo çfarë e doja – të ndjej urinë për trofe dhe të jem i lumtur siç jam tash”.
“Kam pasur një sezon të cilin nuk e kam pasur një kohë të gjatë. Kam punuar vërtet shumë, ndjehem mirë në fushë, i lehtë, i fuqishëm, i shpejtë”, ka thënë Tevez. /Telegrafi/