Tevez meriton numrin 10 te Juventusi, thotë Mancini

18:13 / 1.07.2013

Ish-trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka lëvduar ish-lojtarin e tij, duke thënë se ai me plot meritë mund të quhet pasardhës i Alessandro Del Pieros te Juventusi.

 Argjentinasi nuk ka pasur përjetime shumë të mira me Mancinin, pasi ishte tekniku italian ai që madje e la në shtëpi për tre muaj, derisa u pajtua me të dhe e kthheu në fushë. Tani ‘Mancio’ ka mendim pozitiv për Tevezin.

“Tevez është një prej sulmuesve më të talentuar në botë, me Juventusin ai do të shkojë një hap më lart se të tjerët në Itali. Ai ka marrë numrin 10, një fanellë që u bart nga Del Piero. Alex do të kujtohet si legjendë e Juventusit, por mendoj se Tevez është një pasues i tij shumë meritorë. Ai është njeriu i duhur që duhet të bartë atë fanellë te Juve”.

“Tani Conte nuk do ta fitojë vetëm kampionatin e tretë radhazi, por do të jetë i pandalshëm edhe në Ligën e Kampionëve. Tevez do të bëjë diferencën në Evropë. Nuk mund të pres ta shohë në Serie A”, u shpreh Mancini për Tuttosport. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.