Thiago: Do ta tejkalojmë Realin
Mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara, beson se Blaugranët mund të tejkalojnë liderët aktual në La Liga, Real Madridin, përkundër diferencës prej shtatë pikësh. Real Madridi ka përballë Getafen të shtunën mbrëma, kurse Barcelona pret Real Sociedadin në Camp Nou, ndërsa Thiago mendon se në vazhdim të sezonit është e mundur që katalanasit të shkrijnë epërsinë prej shtatë pikësh të Los Blancos.
“Natyrisht se mund të kthehemi në pozitën e parë. Ne mund të arrijmë gjëra të mëdha, këtë e ka treguar ky ekip viteve të fundit”, potencoi Thiago. /Telegrafi/