Tifozat Kuqezi: Duam vepra, jo fjalë

13:24 / 10.01.2013

Grupi i njohur i kombëtares shqiptare, Tifozat Kuqezi, përmes një komunikate kanë kërkuar nga organet përgjegjëse të tregojnë vepra dhe jo vetëm premtime rreth krijimit të ligës së përbashkët mbarëkombëtare.

“Nuk është hera e parë që iu drejtohemi. Politika, qeveritë dhe federatat janë informuar prej kohësh si realizohet kjo pa i marrë leje askujt. Pse nuk e realizojnë të përgjigjen ata! Duam vepra, jo fjalë”.

“Për të treguar që Tifozat Kuq e Zi nuk janë organizëm që japin vetëm kritika, por që ofrojnë edhe zgjidhje për kritikat që japin, po japim një zgjidhje. Konkretisht, Statuti i FIFA-së - FIFA nuk lejon vende dhe klube jo-anëtare të luajnë me vende dhe klube anëtare. Kosova nuk është anëtare”.

“Zgjidhja: Mjafton që klubet e Kosovës të regjistrohen në Republikën e Shqipërisë. Klubi Prishtina ka kërkuar prej kohësh tek kryeministri, ministri dhe federatat, por ende nuk ka marrë përgjigje”.

“Problemi: (po i paraprijmë problemit që do ngrejë FSHF pas zgjidhjes më lart). Klubi Prishtina duhet të regjistrohet në Kategorinë e tretë në Shqipëri”, thuhet në një komunikatë të Tifozave Kuqezi të shpërndarë në faqen zyrtare në rrjetin social të Facebook-ut. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.