Tjetër hetim për Conten
Antonio Conte do të merret në pyetje të martën kur Bari do të hetohet për përfshirje në skandalin Scommessopoli – njofton Corriere dello Sport.Trajneri i Juventusit rrezikon 15 muaj përjashtim nga futbolli për përfshirjen e tij në montimin e ndeshjeve gjatë kohës sa ishte trajner i Sienas, ndërsa në seancat e javës së ardhshme do të përpiqet ta pastrojë emrin e tij.
Megjithatë, njoftimet e reja tregojnë se ai mund të dënohet edhe më shumë për përfshirje në montime edhe gjatë kohës sa e drejtonte Barin (2007-2009). /Telegrafi/