Tmerron Barcelona

20:49 / 18.08.2013

Barcelona e ka filluar sezonin 2013/2014 në La Liga duke transmetuar frikë te rivalët. Kampioni në fuqi ka shënuar fitore prej 7-0 kundër Levantes në Camp Nou.

Blaugranët arritën ta dërgojnë gjashtë herë topin në rrjet në fraksionin e parë duke zhvilluar një lojë me një mesfushë dhe sulm brilant, ndërkohë që Valdes ka mundur ta përcjellë ndeshjen edhe nga tribunat.

Që në start të sfidës (3’), Alexis Sanchez e zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Cesc Fabregas. Mysafirët protestuan për pozitë jashtë loje, por anësori nuk mendoi ashtu.

Pas kombinimeve me Pedron, Lionel Messi e hapi regjistrin e golave për sezonin e ri në La Liga (12’).

Portieri Navas e ndali goditjen e Fabregas, por jo edhe atë të Daniel Alves, i cili shënoi golin e tretë (23’).

Erdhi goli i dytë personal i argjentinasit, kësaj radhe nga penaltia (42’).

Për setin e parë u përkujdes Xavi Hernandez, i cili shënoi falë asistimit të Fabregas (45’).

Në pjesën e dytë, Blaugranët kanë mundur të shënojnë edhe shumë gola të tjerë, mirëpo realizuan vetëm një herë me anë të Pedros (73’).

Supertransferi i katalunasve, Neymar, debutoi në La Liga nga banka rezervë. Ai u inkuadrua në minutën e 64 në vend të Alexis Sanchez. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.