Torres plus para, për Falcaon ose Cavanin

11:21 / 18.01.2013

Ish-ndihmës menaxheri i Chelseat, Ray Wilkins, mendon se sulmuesi Fernando Torres mund të përdoret në një ofertë me para shtesë për ta blerë Radamel Falcaon ose Edinson Cavanin.

“Dua të them se Torresi ende ka të ardhme ne klub sepse ai dikur ishte një qendërsulmues i fortë, por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh te Chelsea kështu që jam paksa i zhgënjyer nga ai”.

“Demba Ba po e përmbush zbrazëtirën për momentin, por unë mendoj se ka mundësi që Torres mund të përdoret në një ofertë me para shtesë për Falcaon ose Cavanin”.

“Lojtarët si Falcao dhe Cavani janë shumë, shumë të shtrenjtë, por këta dy qendërsulmues janë ata që mund ta qojnë Chelsean sërish përpara”, ka thënë Wilkins për Goal. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.