Zyrtare: Lloris lojtar i Tottenhamit
Tottenhami ka arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e portierit Hugo Lloris për një shumë prej 15 milionë eurosh. Kapiteni i Francës kai kryer testet mjekësore gjatë ditës, dhe ka nënshkruar tashmë me klubin londinez.
Lloris zëvëndëson te Tottenhami 41 vjeçarin, Brad Friedel, por ai nuk do të jetë në gjendje gatishmërie për ndeshjen ndaj Norwichit të shtunën. /Telegrafi/