Afati kalimtar i janarit

20:39 / 31.01.2013
Afati kalimtar i janarit ka përfunduar në Evropë (përveç në Rusi dhe Turqi), megjithatë ne do të vazhdojmë të publikojmë çfarëdo marrëveshje që është arritur e që është kumtuar me vonesë.

Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë Nacho Monreal nga Malaga.


Newcastle e ka lëshuar sulmuesin Xisco si futbollist të lirë, ndërsa Evertoni ka transferuar të riun nga Barnsley, John Stones, i cili ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë.


Internacionali ka konfirmuar se sulmuesi Leandro Damiao do të qëndrojë te klubi brazilian pasi nuk kanë arritur marrëveshje me Tottenhamin rreth çmimit të tij.


Stoke City ka transferuar futbollistin amerikan Brek Shea, i cili ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë.


Mesfushori i Tottenhamit, Simon Dawkins, i është bashkuar Aston Villas deri në fund të sezonit.


Fulhami e ka kompletuar transferimin e mesfushorit Eyong Enoh në formë huazimi nga Ajaxi. Ndërkohë, ka dështuar huazimi i sulmuesit Pajtim Kasami te Pescara.


Trajneri i Shakhtarit, Mircea Lucescu, ka konfirmuar se Willian është në rrugë për te Anzhi Makhachkala.


Anësori shqiptar, Valdet Rama, ka nënshkruar për klubin spanjoll Real Valladolid.

Futbollisti i lindur në Mitrovicë ka kaluar në La Liga nga klubi suedez Orebro.


Mesfushori i West Hamit, Alou Diarra, deri në fund të sezonit do të mbrojë ngjyrat e klubit francez, Rennes, ku është transferuar në formë huazimi.


Klubi italian Pescara ka kompletuar transferimin e dyshes nga Lazio, sulmuesit Giuseppe Sculli (që ishte i huazuar te Genoa) dhe mbrojtësit Luciano Zauri.


Bologna ka transferuar sulmuesin e Panathinaikosit, Lazaros Christodoupoulos dhe atë të Chievos, Davide Moscardelli.


Atalanta ka siguruar shërbimet e dyshes defensive të Sienas, Matteo Contini dhe Cristiano Del Grosso, si edhe veteranit të Palermos, Franco Brienza.


Mbrojtësi i Juventusit, Reto Ziegler, i është ribashkuar Fenerbahces në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, pasi qëndrimit të tij te Lokomotiv Moska i erdhi fundi.


Sunderlandi ka konfirmuar se Louis Saha nuk është më pjesë e këtij klubi, pasi kontrata e tij është ndërprerë me pëlqim të dyanshëm.


Fulhami e ka transferuar mbrojtësin e djathtë të PSV Eindhoven, Stanislav Manolev, në formë huazimi.


Liverpooli ka konfirmuar se portieri Alexander Doni i është bashkuar klubit brazilian Botafogo.


Aston Villa e ka shitur mbrojtësin Stephen Warnock te Leeds United, ndërsa Jermaine Jenas ka kaluar ekzaminimet mjekësore te QPR.


/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Getty Images
Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.