Tottenhami merr Paulinhon

0:26 / 23.06.2013

Tottenhami ka arritur marrëveshje me Corinthiansin për transferimin e mesfushorit Paulinho.

Braziliani do t’u bashkohet Spursave pas përfundimit të Kupës së Konfederatave dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe një vit.

Për shërbimet e 24-vjeçarit, klubi londinez do të paguajë 17.6 milionë euro, plus 2.4 milionë të tjera shtesë, duke qenë se kontrata e tij me Corinthians ka një klauzolë prej 20 milionë eurosh. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.