Tottenhami nuk do të bëjë ofertë për Sneijder
Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka hedhur poshtë njoftimet se klubi anglez është i interesuar për mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.Trajneri portugez mendon se Spursat nuk do të sjellin lojtarë të tjerë në afatin kalimtar të janarit.
“Nuk mendoj se do të bëjmë diçka në afatin e janarit”, ka thënë Villas-Boas.
Ai ka shtuar se “janë të pavërteta” spekulimet rreth transferimit të holandezit, i cili pritet të largohet nga Giuseppe Meazza. /Telegrafi/