Tottenhami serioz për Adrian Lopez
Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, është i gatshëm të mbulojë klauzolën blerëse të sulmuesit të Atletico Madrid, Adrian Lopez.Mediat angleze shkruajnë se 24-vjeçari, i cili ndihmoi Atleticon të fitojë Ligën e Evropës sezonin e kaluar, ka një klauzolë në vlerën e 15 milionë funteve në kontratën e tij.
Pas Arsenalit, tash edhe Spurs po ashtu e kanë shtuar në listën e dëshirave, ndërsa raportohet se janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e kontratës së tij. /Telegrafi/