Totti: Ndaj Interit vlen vetëm fitorja
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka deklaruar se ekipi i tij është duke synuar vetëm tri pikët në duelin e të dielës ndaj Interit në Olimpico. “Kjo do të jetë ndeshje e madhe, sidomos në këtë moment. Ne absolutisht duam të fitojmë, ne mezi presim të luajmë”.
“Mesazh për fansat? Unë u them që të qëndrojnë pranë Romës, sepse ne gjithmonë kemi pasur nevojë për ndihmën e tyre. Dhe në fushë do të tentojmë t’i shpaguajmë për besimin”, theksoi Totti. /Telegrafi/