Trajnimi i Realit – një nga tri gjërat që nuk do t’i bënte Vilanova
Asnjëherë nuk do ta merrja drejtimin e Real Madridit – ka qartësuar trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova.“Trajnimi i Real Madridit është një nga tri gjërat që asnjëherë nuk do t’i bëja në futboll”.
“Dy gjërat tjera janë montimi i një ndeshjeje dhe promovimi i dopingut”, ka deklaruar 44-vjeçari.
Në një libër kushtuar trashëgimisë së Barcelonës, nuk mungon edhe trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Pep Guardiola.
“Të më pyesni pse e dua Barcën, është njësoj sikur të më pyesni pse i dua prindërit e mi”, ka thënë ish-trajneri blaugran. /Telegrafi/