Transerimet - Marrëveshjet e arritura
Ka përfunduar afati kalimtar veror. Pas një dite jo dhe aq aktive sikurse në verat dhe dimërat e kaluar, janë disa skuadra që kanë kompletuar blerjet e tyre në minutat e fundit të ditës së fundit. Shikoni marrëveshjet e arritura së bashku me transmetimin ‘live’ të bërë gjatë ditës...
Simeone: Falcao? Fatmirësisht është mbyllur afati kalimtar veror
Trajneri i Atletico Madridit më shumë duket i ngazëllyer që gjigantët evropianë nuk do të mund t’ia marrin super sulmuesin Radamel Falcao se sa që e ka filluar sezonin me trofe të fituar dhe atë me deklasim bërë Chelseat.
Zyrtare: Michael Essien lojtar i Real Madridit
Koment: Ka disa vite që prej se përcjellim në mënyrë të drejtpërdrejt ditën e fundit të afateve kalimtare verore dhe mund të vijmë në përfundim se edhe në janar kishte më shumë aktivitet. Me të vërtet na bën të ndihemi të befasuar ekipet italiane të cilat nuk bënë asgjë në ditën e fundit, pos Juventusit. Në Angli u zhvillua i gjithë biznesi dhe aty ende ka edhe shumë transferime të pa konfirmuara. Tottenhami dhe City ishin liderët e ditës në transferime, teksa QPR dhe Fulhami nuk mbetën prapa. Vërtet gjithë ajo që na mbetet të shpresojmë si ekspertë është që të presim një janar më aktiv.
00:00 - Zyrtare: Tottenhami transferon Clint Dempseyn. Duket se nuk ka pasur kohë për Joao Moutinhon dhe ai do të mbetet te Porto.
Koment: Tani që koha e paraparë me ligj nga UEFA për transferimet e lojtarëve ka mbaruar, presim ndonjë zyrtarizim eventual në minutat e ardhshëm të arritur para orës 00:00. Një gjë është e sigurtë – shumë lojtarë kanë mbetur pa u transferuar shkaku i neglizhencës së klubeve.
00:00 – Zyrtarisht mbaron afati kalimtar veror.
23:54 – Zyrtare: QPR transferon M’Bian nga Marseille
23:50 – Sipas zërave Joao Moutinho do të mbetet te Porto për shkak se nuk ka më kohë për finalizimin e kalimit të tij te Tottenhami. Gjithçka ishte gati, por kanë mbetur vetëm 10 minuta...
23:40 – Javi Garcia ndodhet në Etihad Stadium ku po negociohet për kontratën e tij. Vetëm 20 minuta kanë mbetur dhe transferi i tij te Manchester City mund edhe të dështojë...
23:30 – Gjithçka po ndodh në Angli në këto momente. Tom Huddlestone pritet të largohet në minutat e fundit nga Tottenhami, që ishte ekipi më aktiv. Kujtojmë se Spursat transferuan Hugo Lloris dhe Clint Dempseyn.
Koment: Kanë mbetur vetëm diçka më shumë se 30 minuta deri në fund të afatit kalimtar veror në Angli, Spanjë dhe Francë. Nuk pritet ndonjë transferim i jashtëzakonshëm, pos zyrtarizimeve të paralajmëruara mëposhtë. Interesant do të jetë të shohim nëse Real Madridi e kompleton kalimin e Essien para orës 00:00. Për më të rejat qëndroni me ne...
23:18 – Yossi Benayoun duket se është huazuar te West Hami, teksa besohet se Clint Dempsey tashmë ka nënshkruar për Tottenhamin një kontratë trevjeçare.
23:17 – Edinson Cavani ka rinovuar me Napolin deri në vitin 2017, teksa në minutat e fundit të afatit kalimtar Milani ka transferuar Ferretin nga Genoa.
23:00 – Manchester City është shumë pranë zyrtarizimit të kalimit të Javi Garcias dhe tashmë ka konfirmuar transferimin e mesfushorit serb, Nastasic.
21:00 – Clint Dempsey do të largohet nga Fulhami, por jo për të shkuar te Liverpooli, pasi ai do të jetë nënshkrimi i radhës i Tottenhamit që ka bombarduar në ditën e fundit të afatit kalimtar.
20:30 – Pas spekulimeve se Anzhi po e kërkon Lassana Diarran dhe është pranë tij, Michael Essien si duket nuk do të shkojë te Arsenali, por te Real Madridi pasi klubi mbretëror ka bërë ofertë për të.
20:20 - Andrei Arshavin konfirmon qëndrimin te Arsenali.
20:00 - Zyrtare: Tottenhami transferon Lloris
19:30 - Zyrtare: Boriello kalon te Genoa, Luca Toni kthehet te Fiorentina
19:05 – Tashmë është mbyllur afati kalimtar veror për klubet italiane. Juventusi dhe Milani bënë punën e tyre në orët e fundit, teksa Interi mbeti pa transferuar sulmuesin e paralajmëruar. Në Angli ka mbetur interesante çështja e Hugo Lloris, por pos tij, nuk pritet ndonjë transfer i jashtëzakonshëm deri në fund të ditës. Deri në konfirmimet tjera zyrtare, mirë mbetshit !
19:00 - Zyrtare: Gilardino kalon te Bologna
18:45 – Sipas Sky Sport, Liverpooli dhe Tottenhami kanë bërë ofertë në orët e fundit për Clint Dempseyn.
18:39 – Mbrojtësi i Ajaxit, Gregory Van der Wiel, është shumë pranë kalimit të tij te PSG. Kështu ka konfirmuar agjenti i tij, Mino Raiola, i cili pohon se klubet kanë arritur marrëveshje dhe gjithë ajo që ka mbetur është finalizimi i kontratës së lojtarit.
18:20 - Zyrtare: Swansea transferon Pablo Hernandez nga Valencia
18:15 - Zyrtare: Gaston Ramirez kalon te Southamptoni
18:05 - Zyrtare: Babel kthehet te Ajaxi
18:10 – Sipas trajnerit të Lyonit, Tottenhami ka arritur marrëveshje me portierin Hugo Lloris, por ende s’ka marrëveshje mes dyja klubeve. Oferta e Tottenhamit është shumë e vogël sipas klubit francez dhe duket se kjo sagë do të finalizohet vetëm në orët e vona të të premtës.
18:05 – Zyrtare: Marco Boriello lojtar i Genoas
17:58 – Roque Santa Cruz kalon te Malaga, teksa Ryan Babel kthehet te Ajaxi.
17:47 – Tottenhami po has në vështirësi për të transferuar Joao Moutinhon nga Porto.
17:30 – Sky Sports raporton se Liverpooli është i interesuar në transferimin e Yossi Benayoun në formë huazimi nga Chelsea.
17:28 – Manchester City ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e mesfushorit Javi Garcia në Etihad Stadium për një shumë prej 22.6 milionë eurosh. Sheikët e filluan qetë verën, por po e mbyllin në mënyrë të stuhishme.
17:25 – Marca raporton se Ricardo Carvalho dhe Leite Kaka nuk do të lëvizin nga Real Madridi. Çfarë mendojnë tifozët e Milanit për këtë?
Zyrtare: Andy Carroll huazohet te West Hami
Zyrtare: Bendtner lojtar i Juventusit
17:06 – Shpresat e Milanit për të transferuar Federico Peluscon janë zvogëluar ndjeshëm, pasi Juventusi ka ndërhyrë duke ofruar në paketë për të edhe futbollistin Reto Ziegler.
17:05 – Juan Manuel Vargas ka kaluar te Genoa në formë huazimi.
16:54 – Pas kompletimit të transferimit të Maicon, menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ende nuk ka përfunduar punën në ditën e fundit të afatit kalimtar. Ai është vënë në ndjekje të mesfushorit të Benficas, Javi Garcia, që me gjasë do ta sjellë në Angli.
Zyrtare: Maicon lojtar i Cityt

Zyrtare: Berbatov kalon te Fulhami
Zyrtare: Schalke transferon Afellayn
Tottenhami arrin marrëveshje për Lloris
Zyrtare: Charlie Adam kalon te Stoke City
Zyrtare: City nënshkruan me Sinclair
Zyrtare: Van der Vaart kthehet te Hamburgu
De Jong i ngazëllyer me kalimin te Milani
Çfarë mendoni ju adhurues të futbollit, cili është top transferi i kësaj vere dhe top transferi i ditës së sotme, të fundit të afatit kalimtar veror?
/Telegrafi/