Trepça me tre futbollistë të rinj

13:52 / 16.02.2013
Mesfushorët Daut Maxhuni e Armend Ibrahimi, si dhe sulmuesi Xhevdet Mulliqi karrierën si futbollistë do ta vazhdojnë te skuadra e Trepçës. Të tre lojtarët kanë arritur marrëveshje me ekipin nga Mitrovica, ka njoftuar trajneri i Trepçës, Fidaim Haxhiu.

Të tre lojtarët së fundi ishin pjesë e Llamkos Kosovës. Haxhiu tha se në bisedime është edhe me mbrojtësin Fitim Llapashtica. Përpos këtyre lojtarëve, ekipi nga Mitrovica gjatë janarit u përforcua edhe me Granit Canën, Amir Prishtinën, Arnold Vokrrin e Kushtrim Dobrën.

"Të tre lojtarët do të jenë pjesë jona, pasi kemi gjetur gjuhë të përbashkët me Llamkos Kosovën për t'i liruar futbollistët. Jam shumë i kënaqur me përforcimet që kemi bërë gjatë janarit. Ka gjasa që mund të arrijmë marrëveshje edhe me Fitim Llapashticën", ka thënë Haxhiu për Kohën Ditore.

Trepça stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me 30 pikë, katër më pak se kryesuesja Prishtina./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.