United e dëshiron Llorenten për zero cent
Manchester United është duke e synuar transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, por nën kushte të veçanta. Sport shkruan se United është duke tentuar ta bindë Llorenten që të presë deri në verën e vitit të ardhshëm, për të kaluar me parametra zero në Old Trafford.
Nuk përjashtohet as nënshkrimi i një para kontrate në janar, e cila do të mundësonte realizimin e planit për transferimin e Llorentes pa asnjë cent verën e ardhshme. /Telegrafi/