Unitedi e meritoi fitoren, thotë Sir Alex

9:35 / 3.02.2013

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se skuadra e tij e meritoi fitoren si mysafir i Fulhamit, edhe pse goli i vetëm u shënua kah fundi i takimit.

Djajtë e Kuq e patën të vështirë ta thyenin mbrojtjen vendase deri në minutën e 79-të kur Wayne Rooney e shënoi golin e fitores.

“Patëm shumë raste dhe e merituam fitoren”.

“Ishte një ndeshje e bukur futbolli dhe ishte një rezultat i shkëlqyer. Jam shumë i kënaqur për ne”, ka deklaruar 71-vjeçari për ESPN. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.