Van Basten: Do ta drejtoj Milanin

21:17 / 5.02.2013

Legjenda holandeze, Marco Van Baste, ka pranuar se ai është duke u bërë gati që në të ardhmen të marrë në dorë drejtimin e gjigantit italian, Milanit.

 Ish-reprezentuesi dhe përzgjedhësi i Holandës, që ka luajtur 140 herë për Milanin, thotë se një ditë do ta menaxhojë Milanin, përkundër angazhimeve te klubi holandez Herenveen.

“Unë po stërvitem që të drejtoj Milanin. Do të më pëlqente që të stërvis Balotellin. Ndoshta në të ardhmen ai do të vijë te Heerenveni”, ka theksuar Van Basten për Sportmediaset. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.