Van Persie: Periudha festive shkoi mirë

22:04 / 10.01.2013

Sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie, beson se ekipi i tij tejkaloi pa probleme të mëdha periudhën festive, që është fundamentale për të vërtetuar kredencialet për titull.

United mori 10 nga 12 pikët e mundshme në katër ndeshjet e zhvilluara brenda dhjetë ditëve, ndërsa holandezi është tejet i kënaqur me rezultatet.

“Dhjetori është gjithmonë muaj i vështirë dhe unë ndjej se ne kemi pasur periudhë të mirë festive, ashtu siç kemi dashur. Shpresojmë se mund të fitojmë deri në fund të sezonit”, ka theksuar Van Persie.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.