Vidal i dëshiron tre titujt

13:42 / 27.12.2012

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, është i mendimit se Zonja e Vjetër mund t’i fitojë tre titujt e mundshëm këtë sezon.

Bianconerët kryesojnë kampionatin Italian me tetë pikë diferencë nga përcjellësi i parë (Lazio), si edhe janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë (ku luajnë ndaj Milanit) dhe në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve (ku e kanë përballë Celticun).

“Qëllimi është që ta fitojmë përsëri titullin. Pastaj të provojmë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë”.

“Jemi mirë të përgatitur për të tria garat. Kam shumë mendim pozitiv për këtë sezon dhe shumë besim se gjithçka do të realizohet”, ka thënë kiliani për Tuttosport. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.