Vieira: Dënime më të rënda për racizmin

17:02 / 30.11.2012

Ish-përfaqësuesi i Francës, Patrick Vieira, beson se futbollit i duhen ndëshkime si heqjet e pikëve apo përjashtime nga garat për ta ndaluar racizmin.

“Nëse ju vërtet dëshironi ta ndaloni racizmin, nëse ju vërtet doni t’i tregoni botës se dëshironi ta luftoni atë, ju duhet të përdorni heqje të pikëve ndaj klubeve ose t’i përjashtoni nga garat”.

“Kjo gjë do ta ndalonte racizmin. Nëse ju e përjashtoni një klub nga garat evropiane sepse ata nuk mund t’i kontrollonin tifozët e tyre, kjo do të ndodhë vetëm njëherë, sepse unë ju garantoj që nuk do të ndodhë dy herë”, ka thënë Vieira për The Times./Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.