Vilanova do të operohet dhe trajtohet me kimioterapi

20:16 / 19.12.2012

Klubi i Barcelonës ka bërë të ditur se Tito Vilanova do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për t’u trajtuar nga tumori kanceroz.

Trajnerit blaugran i është kthyer tumori në gjëndrën e pështymës, nga i cili është operuar në nëntorin e vitit të kaluar.

Në një komunikatë të klubit katalunas thuhet se 44-vjeçari do të tërhiqet nga futbolli një kohë për t’iu nënshtruar kimioterapisë dhe rrezatimit (pas operacionit) që do të zgjasë rreth gjashtë javë.

“Në procesin e monitorimit të gjëndrës parotide, ka pasur një përkeqësim të gjendjes së tij që kërkon ndërhyrje kirurgjike”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Strategu spanjoll do të operohet të enjten dhe pritet të qëndrojë në spital rreth katër ditë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.