Volejboll, Shqipëria në Botërorin 2014
Federata Shqiptare e Volejbollit ka konfirmuar pjesëmarrjen në eliminatoret e kampionatit botëror “Poloni 2014” për meshkuj dhe “Itali 2014″ për femra.Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Volejbollit. Sipas FIVB-së, për eliminatoret e “Poloni 2014″ vihet re një shifër rekord, plot 295 shtete.
Në asamblenë e Federatës Ballkanike, të mbajtur në Shkup, u vendos që Shqipëria të jetë pritëse e kampionatit ballkanik të volejbollit në plazh për U-20. /Telegrafi/