Volejbollisti i Besës ia fali shpërblimin kryetarit të FVK-së

20:36 / 16.01.2013
Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për më të mirët e vitit 2012 në volejboll, volejbollisti i Besës, Skender Lajçi, kur doli ta pranojë çmimin në shenjë pakënaqësie “ia fali” shpërblimin kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Xhavit Mustafa.

Zgjedhja e më të mirëve të volejbollit të Kosovës për vitin 2012 është përcjellë me kundërthënie të mëdha. Federata e Volejbollit e Kosovës ka shpallur laureatët për vitin 2012, në mesin e pakënaqësive të shumta në veçanti nga volejbollistët e Besës, të cilët edhe pse janë kampion aktual kishin vetëm një volejbollist në mesin e 10-të më të mirëve.

“Unë mendoj që më meritorët që Besa është shpallur kampion janë lojtarët dhe jo kryesia, e të tjerët të cilët sot po marrin çmime në vend të lojtarëve. Andaj ja zoti kryetar ky çmim është për ju”.

“Nuk është e drejtë që nga skuadra kampione të jetë vetëm një volejbollist edhe atë nga fundi i 10-të më të mirëve. Ky proces është i montuar dhe pa asnjë vlerë”, përfundoi ai duke shokuar një pjesë të pranishmëve në sallë e disa të tjerë edhe i duartrokitën.

Kryetari i FVK-së, Mustafa, reagoi menjëherë duke ia kthyer: “Votimi është bërë nga trajnerët dhe kjo aspak nuk është punë e Federatës megjithatë ky është niveli i kulturës sonë edhe sot dhe njerëz të tillë bëjnë edhe këso lloj teatri”.

Sidoqoftë, për t’iu rikthyer shpërblimeve në mesin e shumë çmimeve që u ndanë, dy më kryesorët shkuan për volejbollistin e Drenica & Rukolli, Arbon Osmani, i cili e fitoi për herë të dytë këtë çmim si dhe volejbollisten Shemsije Asllanaj, e cila mori pikët maksimale gjithsej 50.

Në fund trajneri më i mirë në kategorinë e meshkujve u shpall ai i klubit Besa, Xhevat Buqani, ndërsa në konkurrencën e femrave u shpall Mehdi Mehmeti i KV Prishtinës.

Klubi më i mirë në konkurrencën e meshkujve u shpall KV Besa, ndërsa në atë të femrave KV Prishtina. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Euro 2012
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
-
Europa League (finale) - 15 maj, e merkure - 21:05
-
Copa del Rey (finale) - 17 maj, e premte - 21:30
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.