Walcott ndjehet i nderuar që ka luajtur me Terryn
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, thotë se ka qenë nder për të loja krahas ish-kapitenit të Anglisë, John Terry, i cili ditë parë njoftoi për pensionimin nga kombëtarja.Qendërmbrojtësi i Chelseat, i cili ka regjistruar 78 paraqitje për përfaqësuesen e tij, të dielën i dha fund zyrtarisht lojës me kombëtaren, pas problemeve të shumta me Federatën Angleze të Futbollit dhe pas vendimit të FA që ta dënojë atë rreth çështjes për abuzim racor të mbrojtësit të QPR, Anton Ferdinand.
“Duhet respektuar vendimi i JT, ndërsa personalisht ka qenë një nder i madh të luaj me të”.
“Kam disa momente të shkëlqyera nga loja me të. Kam një fanellë që ma ka nënshkruar me një mesazh të këndshëm në të”.
“Prandaj, vetëm dua t’ia uroj gjitha të mirat”, ka deklaruar Walcott për Sky Sports News. /Telegrafi/