Walcott nënshkruan kontratë të re

15:32 / 18.01.2013
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka nënshkruar marrëveshje të re trevjeçare e gjysmë me opsion për ta vazhduar atë edhe për një vit, raporton The Sun.

 

Me marrëveshjen e re e cila do ta mbajë atë në Emirates Stadium deri në verën e vitit 2016, anglezi do të fitojë rreth 90 mijë funte në javë, që do të shtohet edhe nga bonuset.

 

Walcott qysh më herët kishte shfaqur dëshirën për të vazhduar me Topçinjtë, ku ai është shumë i popullarizuar në mesin e tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve.

Pengesa kryesore për vazhdimin e kontratës deri tash ishte shansi që nuk i jepej për të luajtur si sulmues i qendrës, e që iu mundësua pas largimit të Robin van Persiet.

Arsenali vazhdon të jetë në kërkim edhe të përforcimeve të reja, me sulmuesin e Atletico Madrid, Adrian, dhe anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, që janë në listën e dëshirave të trajnerit Arsene Wenger. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Theo Walcott, Foto: Getty Images
Theo Walcott, Foto: Getty Images
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Festa e Xherdan Shaqirit me flamurin e Kosovës
 
 
Magazina
11:36 / 26.05.2013
Albana Azizi

Albana Azizi sjell bashkëpunimin me Mark main

Këngëtarja shqiptare që jeton në Zvicër, Albana Azizi, ka publikuar projektin e saj më të ri, me deejay zvicëran, Mark ...
Teknologji
11:06 / 26.05.2013
Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google Fiber është projekti i ri nga Google i cili e shndërron kompaninë në ofrues të shërbimit të internetit, dhe deri...
Ekonomi
11:28 / 26.05.2013

Janë dëmtuar disa varietete të rrushit

Ekspertë të fushës së vreshtarisë, konsiderojnë se kushtet klimatike që kanë mbretëruar në fillim të këtij viti, nu...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.