Wenger: Barcelona nuk dëshiron ta shesë Villan

21:14 / 29.01.2013

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Barcelona nuk dëshiron që të dëgjojë për ofertat e tij për sulmuesin David Villa.

“Barcelona nuk dëshiron ta shesë Villan. Ata e kanë bërë këtë të qartë. Sa herë kemi tentuar të ngociojmë, kemi marrë përgjigje negative”.

“Është me rëndësi që të blejmë lojtarë që forcojnë ekipin. Përndryshe, ju nuk bëni asgjë. Ne kemi mjaft lojtarë dhe sulmues cilësor”, ka deklaruar francezi.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.