Wenger: E kam pritur këtë fitore
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se ai e ka pritur një fitore të tillë të skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Blackburnit.“Ne kemi pasur krizë rezultatesh për një kohë, por mënyra se si kemi luajtur nuk ishte vërtet e keqe”.
“Ne kemi pasur ndeshje të mira dhe kemi humbur, por në javën e fundit kemi luajtur mirë ndaj Aston Villas dhe Boltonit. Ne kemi luajtur mirë edhe ndaj Blackburnit dhe kjo është mjaft inkurajuese. Ne kemi marrë tri pikët e nevojshme”, potencoi Wenger. /Telegrafi/