Wenger mohon ofertën për Beckham

13:46 / 29.01.2013

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ata nuk do t’i ofrojnë kontratë David Beckham, pasi legjenda e Manchester United po stërvitet me Topçinjtë këtë javë.

Ish-kapiteni i Anglisë aktualisht është pa ndonjë klub pasi është larguar nga Los Angeles Galaxy në fund sezonit në kampionatin amerikan të futbollit, Major League Soccer.

“Ai më telefonoi. Ai më kërkoi të vijë dhe të punojë në fitnesin e tij. Ai nuk ka bërë asgjë për një kohë shumë, shumë të gjatë”,

“Kjo është pastër për fitnes. Nuk ka spekulime për të nënshkruar ose diçka të tillë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.