Wenger plot lëvdata për Messin

12:37 / 11.12.2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar Lionel Messin, pasi ylli i Barcelonës theu rekordin e Gerd Muller për golat e shënuara brenda një viti kalendarik.

“Me imagjinatën më të madhe, nuk do të kisha menduar dikë që do të ishte i aftë ta bëjë atë. Urime për Messin. Ai është hipnotizues. Ajo çfarë ai bën është e pabesueshme”.

“Duket aq e lehtë për t’u shënuar, dhe ne të gjithë kemi prirje të themi ‘Le të dalim dhe të shënojmë gola’, pasi duket aq e lehtë kur ai e bën atë. Kur ju keni luajtur futboll, ju e dini se sa vështirë është të shënosh një gol”.

“Për të menduar se një lojtar mund të shënoi 86 për një vit, nëse mendoni se luani nëntë muaj e gjysmë, është rreth 10 gola të garantuar për një muaj. Kur ju e filloni muajin, ju e dini se ky djalosh do t’ju japë 10 gola. Nuk është keq!”, ka thënë Wenger për Arsenal Player. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.