Wenger: Sagna, ja ku e ke derën
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Bacary Sagna mund të largohet në rast se nuk i pëlqen të qëndrojë në Emirates.
“Unë kam biseduar me të për këtë. Besoj se secili lojtar apo punëtor duhet të mbrojë klubin apo kompaninë për të cilin luan apo punon”.
“Dhe nëse ai nuk është i kënaqur me këtë atëherë mund të largohet dhe të shkojë diku tjetër. Këtë ua them të gjithëve”, ka thënë Wenger.