Wilshere: Lëndimi më bëri të fortë
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka thënë se ai është bërë më i fortë pas lëndimit që e mbajti 14 muaj jashtë fushave, duke thënë se tani është i pathyeshëm. “Trupi im është më i fortë se më parë. Unë kam bërë shumë punë me Declan Lynch dhe njerëzit tjerë fizioterapeutë përgjatë vitit”.
“Unë jam përmirësuar fizikisht, muskujt e këmbëve i kam shumë të fortë. Fabregas më thoshte t’i merrja gjërat ngadalë dhe ai kishte plotësisht të drejtë”, ka potencuar mesfushori../Telegrafi/