Wilshere: Sezoni ende nuk ka përfunduar

17:06 / 25.02.2013

Mesfushori i talentuar i Arsenalit, Jack Wilshere, ka thënë se Topçinjtë duhet të luftojnë ende, sepse asgjë nuk ka mbaruar.

Arsenali është vetëm një pikë larg pozitës së katërt, të cilën e mban Tottenhami me një ndeshje më pak, por këto dy skuadra do të takohen këtë fundjavë dhe gjërat mund të ndryshojnë. Në anën tjetër Topçinjtë janë pranë eliminimit në Ligën e Kampionëve, pasi e humbën ndeshjen e parë me rezultat 1-3 kundër Bayern Munichut dhe vështirë se do ta kthejnë rezultatin në Allianz Arena.

“Sezoni ynë ende nuk ka përfunduar. Kemi një mundësi të madhe ndaj Tottenhamit në fundjavë. Pastaj, kemi edhe një ndeshje të madhe kundër Bayernit”.

“Do të jetë vështirë por nëse nuk frikësohemi, çdo gjë mund të ndodhë”, ka thënë Wilshere për Sky Sports. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.