Wilshere: Wenger, arsyeja pse e vazhdova kontratën

19:28 / 26.12.2012

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka thënë se arsyeja kryesore pse ai vendosi ta vazhdojë kontratën me Topçinjtë, është trajneri Arsene Wenger.

“Ai ka qenë gjithmonë pranë meje dhe shfaqi besim në mua kur unë isha vetëm 18 vjeç. Wenger qëndroi me mua gjatë gjithë kohës sa isha i lënduar”.

“Ai e dinte se gjëja e vetme që do të më bënte më të mirë ishin ndeshjet dhe ai qëndroi pranë meje.

“Dua ta falënderoj për këtë dhe po, ai është arsyeja kryesore pse unë e vazhdova kontratën”, ka thënë Wilshere për magazinën zyrtare të Arsenalit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.