Xavi: Barca ende më e mirë se Bayerni

12:29 / 11.06.2013

Xavi thotë se kampioni i Evropës, Bayern Munich, nuk ishte më i mirë se Barcelona sezonin e kaluar.

Bayerni turpëroi Barcën në të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por Xavi mendon ndryshe.

“Ju duhet të shikoni përtej rezultateve dhe ta analizoni se si shkuan ndeshjet. Ata u detyruan ta ndërrojnë stilin e lojës kur u përballën me ne dhe nuk luajtën me stilin e tyre të zakonshëm të hapur”.

“Ata shfrytëzuan shpejtësinë e anësorëve të tyre, ata na bënë presion mirë dhe u mbrojtën në mënyrë të qëndrueshme. Por ne dominuam në posedim, ata nuk mund të na e merrnin këtë”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.