Xavi shënjestron finalen e Kupës dhe progresin në LK
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka shënjestruar finalen e Kupës së Mbretit dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.Blaugranët luajtën me rezultat 1-1 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey, ndërsa të mërkurën mbrëma në San Siro zhvillojnë takimin e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
“Brenda pak ditësh luajmë në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Mbretit”.
“Do të jenë shtatë ose tetë ndeshje të vështira dhe ne kemi shpresa të mëdha që të arrijmë sukses dhe të kualifikohemi në finale të Kupës dhe të sigurojmë progresin në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar mjeshtri spanjoll. /Telegrafi/