Xhaka shënon, Zvicra mposht Kroacinë

22:41 / 15.08.2012
Granit Xhaka ka shënuar gol derisa Zvicra ka mposhtur Kroacinë në udhëtim me rezultat 4-2 në miqësoren e zhvilluar në Zagreb.

Goli i Xhakës ishte edhe i pari i ndeshjes, dhe erdhi pasi një top i mbrojtur nga portieri kroat arriti në këmbët e mesfushorit kosovar, që nuk huqi nga afërsia.

Vendasit barazuan me anë të brazilianit me nënshtetasi kroate, Eduardo, por mysafirët rikthyen epërsinë sërish në pjesë të parë me anë të Tranquillo Barnetta.

Pjesa e dytë solli po tre gola, dy për zviceranët të shënuara nga Mario Gavranovic, dhe një tjetër për kroatët të shënuar sërish nga ish-sulmuesi i Arsenalit, Eduardo.

Për Zvicrën krahas Xhakës startuan edhe tre shqiptarët tjerë, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, ndërsa më vonë gjatë ndeshjes Behrami u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij te Napoli, Blerim Xhemaili. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Granit Xhaka dhe Lichtsteiner duke festar golin (Foto: AP)
Granit Xhaka dhe Lichtsteiner duke festar golin (Foto: AP)
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.