Yanga-Mbiwa: Dua të luaj për Milanin
Kapiteni i Montpellier, Mapou Yanga-Mbiwa, nuk ka humbur shpresën për t’iu bashkuar Milanit këtë verë, teksa i ka bërë thirrje klubit italian që të mbyllë marrëveshjen. “Shpresoj se Milani dhe Montpellieri do të arrijnë marrëveshje. Milani është klub i madh. Si mund t’i thotë dikush jo një klubi të tillë. Është normale që Montpellieri nuk po heq dorë nga unë aq lehtë. Unë jam kapiteni dhe një prej simboleve të klubit”, ka theksuar qendërmbrojtësi.
Yanga Mbiëa ka një kontratë me Montpellierin të vlefshme deri verën e vitit 2013, që po lehtëson gjërat për Milanin. /Telegrafi/