Zaccardo: Milani ka sulmin më të fortë në Serie A

18:45 / 7.02.2013

Përforcimi i ri i Milanit, Cristian Zaccardo, beson se Rossonerët e kanë sulmin më të fortë në Serie A, pasi që ka në klub lojtarë, si Balotelli, El Shaarawy, Robinho e të tjerë.

“Mendoj se e kemi sulmin më të fortë në Itali. Ne kemi Balotellin, i cili është i klasit botëror. Mario bënë gjëra të mrekullueshme në stërvitje dhe ai do të na ndihmojë shumë”.

“El Shaarawy është tepër i shpejtë, Balotelli është lojtar i kompletuar, ndërsa Niang është lojtar shumë i mirë për moshën që ka”.

“Të mos harrojmë edhe lojtarët, si Robinho, Pazzini dhe Krkic”, ka thënë Zaccardo për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.