Zanetti me tjetër rekord

19:04 / 2.02.2013

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, në ndeshjen e së dielës ndaj Sienas, mund ta thyej edhe një rekord tjetër në karrierën e tij. Ai ka mundësi të bëhet lojtari i dytë me më së shumti paraqitje në Serie A.

 Javier Zanetti është një lojtar i rrallë në botën e futbollit dhe për këtë nuk duhet shumë mundim për ta kuptuar. Është 39 vjeçar dhe vazhdon te vrapojë njëlloj si në ditët e para te karrierës. ‘Il Tractore’ siç e quajnë në Itali, vazhdon ende të thyej rekorde njërin pas tjetrit.

Në ndeshjen ndaj Sienas të dielën, ai mund ta parakalojë ish-portierin zikaltër, Gianluca Pagliucan, i cili ka 592 paraqitje.

Ndërsa i pari në këtë tabelë është ikona e futbollit italian, Paolo Maldini, me 647 paraqitje. Sidoqoftë, Zanetti këtë vit është zgjedhur si lojtari i pestë në botë me më së shumti minutazh të luajtur dhe nëse vazhdon kështu ai do ta kalojë edhe Maldinin./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.