Zubizarreta: Barca në duar të sigurta

12:40 / 4.12.2012

Andoni Zubizarreta është i bindur se Tito Vilanova është njeriu i duhur për ta udhëhequr Barcelonën drejt trofeve këtë sezon.

44-vjeçari zëvendësoi Pep Guardiolan në pozitën e trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit të kaluar, dhe ka ndihmuar katalanasit të shijojnë fillimin më të mirë në La Liga, me 13 fitore nga 14 ndeshje.

“Ne jemi në duar të mira. Kur unë e shoh atë duke punuar në hapësirën e tij, mendoj se ne jemi në duar të mira. Tito ka të njëjtën filozofi, ai është trashëgimtar i Pep”.

“Ia vlejti të vazhdojmë me këtë ide të papërfunduar të futbollit, për të shfrytëzuar disa lojtarë fitues, dhe për të qëndruar besnik ndaj stilit që ka e ka bërë klubin tonë një shembull aq të mrekullueshëm”.

“Unë nuk e vlerësoj atë në bazë të rezultateve. Fuqia e Tito për mua është mënyra se si ai është zhvilluar dhe mënyra se si ai i merr vendimet në situata të vështira”, ka thënë Zubizarreta. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.