Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka deklaruar se Pep Guardiola nuk ka biseduar me të për një rinovim të kontratës, apo nëse ai do të qëndrojë në Camp Nou edhe sezonin e ardhshëm.
Guardiola ditëve të fundit është lidhur me një largim nga Camp Nou, pas sukseseve të jashtëzakonshme, ndërsa destinacioni i mundshëm për strategun katalanas është Interi. Dyshimet për të ardhmen tani i konfirmon dhe një prej zyrtarëve të Barçës.
“Pep nuk më ka thënë nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë apo jo”, theksoi Zubizarreta. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit. Shih të gjitha rregullat për komentim