Zyrtare: Loic Remy, lojtar i QPR-së

16:45 / 16.01.2013

Sulmuesit francez, Loic Remy, ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë me klubin anglez Queens Park Rangers.

Francezi do ta bartë fanellën me numër 18-të dhe mund të debutojë menjëherë në ndeshjen e radhës ndaj West Hamit të shtunën.

Menaxheri i QPR-së, Harry Redknap, e konfirmoi këtë lajm në faqen zyrtare të klubit duke thënë: “Jam shumë i gëzuar që e kemi sjellë atë këtu, është përforcim i madh për ne”.

“Ai gjithmonë ka qenë një lojtar të cilin e kam admiruar. Është i shpejtë, mund të shënojë gola dhe bën shumë vrapime. Lëvizjet e tij janë të mrekullueshme. Ai ka potencial të bëhet sulmues i jashtëzakonshëm”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.