Zyrtare: Maicon lojtar i Cityt
Manchester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Maicon, nga Interi.Nuk janë publikuar ende detajet kontraktuale dhe shuma e transferimit të brazilianit te City.

“Unë i kam përshëndetur të dy. Është pikëlluese qe ata po largohen, por po ashtu është motivim i ri për ta që të gjejnë sfidë tjetër. Ne do të kujdesemi për ta dhe Interi gjithmonë do të jetë shtëpia e Maicon dhe Julio Cesar”, ka theksuar Moratti.
Maicon në gjashtë vitet e tij të kaluara te Interi, ka fituar katër tituj të kampionit dhe një herë Ligën e Kampionëve, ndërsa tashmë bashkohet me njeriun që e solli atë në Itali, Roberto Mancini. /Telegrafi/