Zyrtare: Newcastle nënshkruan me Debuchyn

14:08 / 4.01.2013

Newcastle United ka kompletuar nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë francez, Mathieu Debuchy nga Lille, me të cilin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare e gjysmë.

Mbrojtësi u raportua se ishte afër për të nënshkruar me skuadrën e Ligës Premier gjatë afatit kalimtar veror, pas një vargu të paraqitjeve impresive me Francën në Euro 2012, por dy klubet nuk arritën një marrëveshje.

“Shpresoj se do të mund t’i sjell freski ekipit dhe ta ndihmoj të ngrihet në nivelin më të lartë në Ligën Premier këtë sezon. Do të jap gjithçka për këtë klub”, ka thënë Debuchy. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.