Zyrtarizohet huazimi i Rolandos te Napoli

19:14 / 31.01.2013

Napoli ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Portos, Rolando, deri në fund të këtij sezoni.

Klubi italian po konkurron me Juventusin për titullin e Serie A dhe 27-vjeçari do të jetë një shtesë e rëndësishme për repartin defensiv.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Desha t’i bashkohem Napolit, sepse është një klub i shkëlqyer me shumë top-lojtarë”.

“Kam folur edhe në të kaluarën për pasionin e tifozëve dhe mezi pres të luaj në San Paolo”, ka deklaruar portugezi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.