LAJMI I FUNDIT:

“Stadiumet e Shqipërisë, janë edhe të Kosovës”

“Stadiumet e Shqipërisë, janë edhe të Kosovës”
Duka foli edhe për mundësitë e Kosovës

Feronikeli dhe Prishtina apo Drita pritet të marrin pjesë në garat evropiane, prej edicionit të ri.

Klubet janë në fazën finale të licencimit nga UEFA, mirëpo infrastruktura e dobët në vend, dhe koha e shkurtër në dispozicion për rinovimin e stadiumeve, pritet t’i detyrojë klubet kosovare që ndeshjet e para ndërkombëtare si vendase t’i zhvillojnë jashtë Kosovës.


Shqipëria mbetet opsioni kryesor. Ndërsa, Armand Duka, kreu i FSHF-së, i cili ndër vite e ka ndihmuar futbollin kosovar të izoluar, ka deklaruar se klubet e Kosovës dhe vet përfaqësuesja kosovare janë të mirëseardhura në stadiumet e Shqipërisë.

Ai ka thënë se stadiumet e Shqipërisë janë edhe të Kosovës. “Çdo stadium i Shqipërisë është edhe i Kosovës. Secilin stadium të Shqipërisë, Kosova mund ta ndjejë sikurse të vetin”, ka thënë Armand Duka.