LAJMI I FUNDIT:

Stamov: Dikush ka për qëllim ta dëmtojë Dojranin

Stamov: Dikush ka për qëllim ta dëmtojë Dojranin

Kryetari i Komunës së Dojranit, Borçe Stamov, ka reaguar në lidhje me atë se në Liqenin e Dojranit ka piranha që kafshojnë peshkatarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se bëhet fjalë për ta prishur imazhin e qytetit ende që në fillim të sezonit. Stamov ka kërkuar nga institucionet kompetente të bëjnë analizave të detaje të rastit.


Zyrtare: Në liqenin e Dojranit ka Piranha
Lexo po ashtu Zyrtare: Në liqenin e Dojranit ka Piranha

‘Gjatë gjithë verës dikush dëshiron ta nxij Liqenin e Dojranit nga arsyet që sigurisht vetëm dikush i di. Përderisa qëllimi ishte që ta rrënojë sezonin turistik dhe qeveritarët lokal të shpallen si jokompetentë, djallëzime të këtilla nuk kanë asnjë arsyetim. E para, e frikësojnë opinionin me ujin, e cila ishte e rrezikshme për shëndetin, dhe tani vërejmë se ndonjë jo-njerëzor është i gatshëm dhe drejtëpërsëdrejti të shëmtojë shëndetin e turistëve. Presim analiza zyrtare për llojin dhe origjinën e peshqëve nga institucionet kompetente. Sipas informacioneve jozyrtare, ajo që di është se nuk bëhet fjalë për piranga, bëhet fjalë për peshk akuariumi që nuk është i rrezikshëm dhe mund të lëshohet në ujin e liqenit në sasi të vogla dhe nuk mund të mbijetojë gjatë kohë në atë’, tha Stamov. /Telegrafi/