LAJMI I FUNDIT:

Statistikat ekonomike rrisin naftën

Statistikat ekonomike rrisin naftën

Kontratat e naftës u rritën të premten të mbështetura në statistikat e ndryshme që premtojnë për rritje të konsumit të naftës bruto. Në kinë studimi i indeksit menaxherial u rrit në dhjetor për të pestin muaj në radhë duke sugjeruar se aktiviteti i manifakturës do të ndikojë në konsumin e naftës.

Në Shtetet e Bashkuara shitjet e pakicës që përfaqësojnë shpenzimet konsumatore, kontribuuese me 70 për qind të prodhimit të brendshëm bruto regjistruan rritje përtej parashikimeve për nëntorin, ndërsa aplikimet e papunësisë në javën e kaluar në shtetet e bashkuara ranë në pikën më të ulët në 4 vite. Ndërkohë në Irak gjiganti i energjisë British Petrol është në bisedime për të reduktuar prodhimin.

Të gjithë elementët e mësipërm ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës bruto. Megjithatë masa e rritjes vijon të jetë e kufizuar nga mungesa e progresit në bisedimet për greminë fiskale.

Aktualisht nafta bruto Brent e Londrës për u rrit 37 cent në 108.28 dollarë për fuçi. Kjo kontratë përfundon në ditën e sotme dhe po mbyll javën e parë me fitime pas 3 javë humbje. Nafta bruto amerikane për janarin u rrit 53 cent në 86.42 dollarë për fuçi. /Telegrafi/